Lajme nga Bota

Vdekjet ditore të Evropës nga Covid mund të kalojnë 5 herë më shumë kulmin e Prillit

Vdekjet ditore të Evropës nga Covid mund të kalojnë 5

Vdekjet ditore të koronavirusit në Evropë mund të arrijnë pesë herë kulmin e atyre që ishin në Prill, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, pasi nëntë vende të tjera raportuan numër rekord infektimesh ditore.

Dr Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, tha sot se Evropa kishte regjistruar numrin e saj më të lartë javor të rasteve të reja me Covid-19 ndërsa virusi është përhapur përsëri me shpejtësi në të gjithë kontinentin.

"Situata epidemiologjike në zhvillim në Evropë ngre shqetësim të madh, rastet e përditshme janë rritur, pranimet në spital janë rritur dhe Covid është tani shkaku i pestë kryesor i vdekjeve duke vrarë më shumë se 1.000 njerëz në ditë”, tha ai.

Kluge tha se kishte arsye për optimizëm sepse situata nuk ishte e njëjtë si gjatë valës së parë të pandemisë dhe se kontrollet tashmë janë më të forta në të gjitha vendet europiane.

Kluge tha se rastet e konfirmuara në 53 vendet anëtare evropiane të organizatës ishin ngjitur nga 6 milion në më shumë se 7 milion në 10 ditë, me rekorde të vendosura në 9 dhe 10 Tetor, kur totali ditor tejkaloi 120,000 raste për herë të parë.

*The Guardian