Tajlanda do të heqë pothuajse të gjitha rregullat e hyrjes për turistët

E Martë 21 Qershor 2022, 14:59
TiranaPost
Nga 1 korriku, udhëtimi në Tajlandë do të bëhet shumë më i lehtë.
Vendi po heq pothuajse të gjitha rregullat e hyrjes, duke përfshirë kërkesën që vizitorët e huaj të kenë 10,000 dollarë (9,325 €) sigurim shëndetësor të udhëtimit.
Vizitorëve ndërkombëtarë do t'u duhet vetëm prova e vaksinimit ose një test negativ për COVID për të hyrë në vend.
Testi do të duhet të kryhet brenda 72 orëve nga udhëtimi dhe mund të jetë ose një PCR ose një test i shpejtë antigjen i certifikuar nga një profesionist i kujdesit shëndetësor.