Lajme nga Bota

Tajlanda i jep fund pothuajse të gjitha kufizimeve të udhëtimit

Tajlanda i jep fund pothuajse të gjitha kufizimeve të udhëtimit

Tajlanda ka hequr pothuejse të gjitha kufizimet e Covid-19 për udhëtarët.

Autoriteti i Turizmit të Tajlandës ka thënë se maskat nuk do kërkohen më, dhe sistemi i koduar me ngjyra i vendit - i cili vendosi kufizime që ndryshonin sipas krahinës në aktivitetet e ngrënies, tubimet dhe udhëtimet - është gjithashtu një gjë e së kaluarës.

Që nga 1 korriku, udhëtarët duhet të tregojnë vetëm një dokument të lidhur me Covid-in për të hyrë - ose një cerifikatë vaksinimi ose një test PCR. Autoriteti i turizmit tha se formati i printuar dhe ai dixhital janë të pranueshëm.

Udhëtarët e pavaksinuar që paraqiten në Tajlandë pa një rezultat negativ të testit, të marrë brenda 72 orëve nga udhëtimi, do t’u kërkohet të paguajnë dhe të bëjnë një test Covid-19 në vend. Udhëtarët që rezultojnë pozitivë duhet të paguajnë edhe shpenzimet e tyre mjekësore.