Lajme nga Bota

Tajvani po paguan turistët për ta vizituar. Ja se si

Tajvani po paguan turistët për ta vizituar. Ja se si

Tajvani po ofron t'u paguajë turistëve më shumë se 150 euro për të pushuar atje këtë vit në një përpjekje për të rritur numrin e vizitorëve.

Vendi i Azisë Lindore dëshiron të mirëpresë gjashtë milionë turistë në vitin 2023 dhe shpreson që mbushja e portofolit të tyre me 158 € për t’i shpenzuar do të ndihmojë për t'i fituar ata.

Duke shpallur propozimin në fillim të kësaj jave, ministri Ëang Këo-tsai shpjegoi se paratë e shpenzimeve të turistëve do të shpërndahen në mënyrë dixhitale dhe mund të përdoren për akomodimin dhe kostot e tjera në vend.

Ende nuk ka një datë për fillimin e kësaj skeme.