Lajme nga Bota

Takimi i pazakontë i Merkel me kryeministrin Conte të Italisë

Takimi i pazakontë i Merkel me kryeministrin Conte të Italisë

Italia është një nder vendet më të goditura në Europë nga pandemia e koronavirusit që tanimë po vuan edhe pasojat ekonomike, përveç bilancit me 34,954 viktima. Ai sot është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel. Takimi në Kalanë e Mesebergut ishte i pazakontë, apo thënë më ndryshe: Një takim i New Normality (normalitetit të ri). E njohur për mirëpritjet e ngrohta dhe takimit të duarve, Merkel shihet këtë radhë teksa mban duart e saj të bashkuara me nëjra tjetrën e njëjtë edhe kryeminsitri italian Giuseppe Conte, e sigurisht duke ruajtur distancën.

Takimi i pazakontë i Merkel me kryeministrin Conte të Italisë

Në foton e dytë shihen vetëm  ata të dy të ulur larg njëri tjetrit duke biseduar.

Takimi i pazakontë i Merkel me kryeministrin Conte të Italisë

Kancelarja Merkel ka postuar në Instagram fotot dhe tregon se bashkë folën kryesisht për pasojat e pandemisë së koronavirusit dhe Këshillin e ardhshëm Europian në Bruksel.

Ndërkaq, Gjermania ka numër më ulët viktimash nga virusi: 9,134. Takime të tilla me figura të fuqishme të politikës na tregojnë edhe njëherë se virusi nuk përzgjedh, mjafton të mbrohemi prej tij.