Lajme nga Bota

‘Taksoni njerëzit që nuk kanë fëmijë’. Propozimi i akademikut të Oksfordit që po has kundërshti

‘Taksoni njerëzit që nuk kanë fëmijë’.

Lindshmëria në Britaninë e Madhe, ashtu si në një pjesë të madhe të botës është në rënie. Në të ardhmen do të ketë probleme të mëdha të gjetjes së forcës punëtore. Zgjidhja që një akademik i Oksfordit jep është: Taksoni njerëzit që nuk kanë fëmijë.

Në një artikull të botuar nga Sunday Times këtë fundjavë, demografi Dr. Paul Morland parashtron disa sugjerime për stimulimin e familjeve që të kenë më shumë fëmijë dhe që t`i lindin herët e jo vonë në moshë.

“Vendosni një taksë për ata që nuk kanë pasardhës. Kjo mund të duket e padrejtë për ata që nuk mund të kenë fëmijë, por ne të gjithë mbështetemi në ekzistencën e një brezi të ardhshëm dhe të gjithë duhet të kontribuojnë në koston e krijimit të atij brezi”, shkruan ai.

Sipas tij, këto fonde Mbretëria e Bashkuar mund t`i përdorë për të rregulluar sistemin e shkatërruar dhe të kushtueshëm të kujdesit në vitet e mëvonshme.

Njerëz të shoqërisë civile gazetarë dhe profesionistë të tjerë që kanë apo nuk kanë fëmijë e kanë kundërshtuar këtë propozim. Disa shkruajnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tjerë me ironi.

Argumenti 1

Nëse doni të keni fëmijë, por nuk mundeni, jeni me fat. Të paktën e keni dëshirën. Do ju duhet të paguani taksën e shtetit, ndërkohë që përpiqeni të kurseni edhe për trajtimet e infertilitetit. Ky trajtim kushton 5 mijë paund për një cikël dhe pa u ndjerë shumë po hiqet edhe nga rimbursimi.

Po nëse nuk doni fëmijë fare? Epo, ju meritoni të ndëshkoheni financiarisht që jeni kaq egoist. Kështu duket…

Argumenti 2

Mbretëria e Bashkuar ka një nga mbështetjet më të këqija të kujdesit për fëmijët në Evropë, me prindërit që tani paguajnë mesatarisht më shumë se 7,000 paund në vit vetëm për një çerdhe me kohë të pjesshme. Në disa zona të vendit, është edhe më i lartë.

Pothuajse dy të tretat e familjeve paguajnë më shumë, ose njësoj, për kujdesin e fëmijëve të tyre aq sa për qiranë ose kredinë e shtëpisë.

Kështu që tarifimi i njerëzve pa fëmijë - për të ulur këto kosto nuk është në të vërtetë zgjidhja.

Argumenti 3

Ndërsa autorja e “Alonement”, Francesca Spectre pyeti në Twitter: “Çfarë ferri është ky? Në kontekstin e shfuqizimit të Roe vs Ëade në Amerikë – që ka çrrënjosur të drejtën ligjore të grave për një abort dhe tashmë i ka detyruar gratë të vazhdojnë me shtatzëni të padëshiruara ose të pasigurta – ky lajm duket edhe më i zymtë.”

Argumenti 4

Gazetari Harry Kind tha: “A do të fillojë taksa në moshën 18 vjeç apo preferoni të taksoni vetëm ata 30 vjeç, pa fëmijë? Dhe a ndalon pas menopauzës? Po nëse bën divorc? Po nëse kam një fëmijë të birësuar dhe s`e kam sjellë vetë në këtë botë, do më taksoni sërish? Apo do më falni? Po nëse më vdes fëmija? A do më taksoni se mbeta pa fëmijë? Do taksohen të gjithë apo vetëm gratë?”