Lajme nga Bota

Talebanët ndalojnë Tiktok-un dhe PUBG-në: Janë imorale!

Talebanët ndalojnë Tiktok-un dhe PUBG-në: Janë imorale!

Talibanët kanë deklaruar se do të ndalojnë TikTok-un pasi, promovon imoralitetin, sipas tyre.

Ministria e Telekomunikacionit në Afganistan tha se gjithashtu do të ndalohet video-loja PUBG.

“TikTok-u shpërndan video me përmbajtje imorale dhe joislamike në një vend islamik dhe ne duhet ta bllokojmë për hir të rinisë sonë. Po i shkatërrojnë të rinjtë tanë me përmbajtjen perëndimore, që është kundër nesh”, tha një zyrtar taliban për “Daily Mail”.