Lajme nga Bota

Tapeti, bustet, portretet dhe çdo detaj i ri dhe shumë ndryshe. Huffington Post zbulon pamjet brenda zyrës së re të Joe Biden

Tapeti, bustet, portretet dhe çdo detaj i ri dhe shumë ndryshe.

Presidentët amerikanë sa herë futen për herë të parë në zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, sjellin me vete stilin e tyre dhe objektet që kanë domethënie të veçantë për to, por ndoshta edhe për të bërë përshtypje tek njerëzit.

Ashtu si paraardhësi i tij Trump, Joe Biden ka zgjedhur të dekorojë dhe të ndryshojë pamjen e zyrës së re të punës. Bien në sy portretet familjare dhe bustet e disa prej liderëve ikonë dhe me ndikim në historinë amerikane.

Tapeti, bustet, portretet dhe çdo detaj i ri dhe shumë ndryshe.

Biden ka larguar statujën e Andrew Jackson, presidentit të 7-të pasi njihej si populist, por Trump identifikohej shpesh me të. Jackson është zëvendësuar me statujën e Benjamin Franklin.

Sipas The Post portreti i Franklin kishte për qëllim të përfaqësonte interesin e Presidentit Biden për të ndjekur shkencën ndërsa ai përpiqet të merret me pandeminë e koronavirusit.

Nga tryeza e tij, Biden mban bustet e Martin Luther King Jnr dhe Robert F Kennedy- dy burra të cilëve Biden u referohet shpesh për shkak të ndikimit të tyre mbi lëvizjen e të drejtave civile.

Buste të tjera përreth zyrës përfshijnë Rosa Parks, dhe një skulpturë e Allan Houser dhe Chiricahua Apache që dikur i përkisnin senatorit demokrat të Hawait, Daniel Inouye.

Tapeti, bustet, portretet dhe çdo detaj i ri dhe shumë ndryshe.

Tapeti, bustet, portretet dhe çdo detaj i ri dhe shumë ndryshe.

Në një vend të dukshëm qëndron dhe Franklin D Roosvlet, presidenti që udhëhoqi vendin gjatë depresonit të madh dhe Luftës së Dytë Botërore.

Portreti i një ish-presidenti tjetër, Thomas Jefferson, është shoqëruar me një njeri me të cilin ai shpesh nuk ka qenë dakord, ish-sekretarin e thesarit Alexander Hamilton. Biden nuk a zgjedhur pa qëllim, por që të tregojë se mendimet ndryshe, janë thelbësore për demokracinë.

Portrete të dy ish-presidentëve të tjerë të njohur, George Washington dhe Abraham Lincoln, gjithashtu janë vendosur pranë njëri tjetrit.

Tapeti, bustet, portretet dhe çdo detaj i ri dhe shumë ndryshe.

Në mediat sociale u komentua edhe busti i Cesar Chavez, udhëheqësit të ‘Labour’ meksikano-amerikan që luftoi për të drejtat e punëtorëve të fermave në vitet 1960 dhe 70.

Perdet dhe qilimi ngjyrë ari që i vendosi Trump kur mori detyrën janë hequr gjithashtu. Janë zëvendësuar me një qilim ngjyrë blu të errët dhe perde ngjyrë gold por më të mbyllur. Biden ka hequr edhe bustin e liderit britanik të kohës së luftës Winston Churchill.

Në fund të fundit, Zyra Ovale është zyra private e presidentit dhe i takon ta dekorojë siç dëshiron ai.

*Tiranapost.al.