Lajme nga Bota

Të dashur Britanikë, ju kemi zili! Artikulli gjerman që po xhiron rrjetin

Të dashur Britanikë, ju kemi zili! Artikulli gjerman që po xhiron

Gazeta më e madhe gjermane ka publikuar një artikull ku vlerëson qasjen e Britanisë ndaj vaksinave anti-Covid. Artikulli mban titullin me shkonja të mëdha ku thuhet: të dashur britanikë ju kemi zili: 'Liebe Briten, NE BENEIDEN YOU!'

Të dashur Britanikë, ju kemi zili! Artikulli gjerman që po xhiron

Në artikull trajtohet qasja e kryeministrit Boris Johnson dhe plani për daljen nga bllokimi, sipas skemave që janë publikuar me data dhe faza, të cilat lidhen me vijimin e procesit të vaksinimit.

Anglia pritet të heqë masat deri në 21 qershbor nëse gjithçka ecën sipas planit. E ndërkovë që Britania po shkon drejt lirisë, Gjermania ndodhet nën bllokim dhe pa dozat e mjaftueshme të vaksinës.

Artikulli i publikuar nga Bild tregon: ‘Ndërsa Britanikët tashmë po planifikojnë pushimet e tyre verore, Gjermania është e bllokuar. Sepse Kancelarja Angela Merkel, e cila ngriti përsëri alarmin dje'! Artikulli i gazetës gjermane krahason nivelin e vaksinimit në Britani dhe në Gjermani.

17.7 milion britanikë kanë marrë tashmë një dozë të vaksinës, ndërsa shifra në Gjermani është 3.4 milion.

Kancelarja gjermane Angel Merkel paralajmëroi së fundmi se vendi tani po përjetonte një ‘valë të tretë’ të koronavirusit, duke shtuar se nuk dëshironte të shihte rritje eksponenciale në numrin e infeksioneve.

Sipas Universitetit John Hopkins, ka pasur 68,912 vdekje të lidhura me koronavirusin në Gjermani, krahasuar me 121,978 në Britani.

Mbyllja e tanishme mbarëkombëtare në Gjermani do zgjasë deri më 7 Mars me një shtrirje të mundshme që do diskutohet nga udhëheqësit rajonalë në 3 Mars.

Por disa kufizime janë vendosur të zbuten pak para asaj date, me parukeritë që do lejohen të rihapen nga 1 Marsi duke iu nënshtruar masave të rrepta të higjienës.

Shkollat ??dhe çerdhet gjithashtu kanë filluar të rihapen, me shtete individuale që kanë kontroll se si i qasen heqjes së kufizimeve në arsim.

Punëdhënësit duhet të lejojnë të gjithë ata që mund të punojnë nga shtëpia e tyre të paktën deri më 15 Mars.

*Tiranapost.al.