Lajme nga Bota

Te dielën nëse s’ke asnjë plan ky është koncerti i yjeve tek Amfiteatri

Te dielën nëse s’ke asnjë plan ky është koncerti

Bashkia e Tiranës fton qytetarët që të marrin pjesë në mbrëmjen “Sport-Dance & Music for Life” në datë 27 gusht në orën 19:00.

Në këtë mbrëmje të mbushur me valle dhe muzikë, nuk do të mungojnë këngëtarët e njohur Josif Gjipali, Ardita Meni, Kastriot Tusha si dhe orkestra.

Pjesë e kësja mbrëmje do të jenë dhe nxënësit e Shkollës së Baletit nën drejtimin e Shpëtim Dajçit , A. Papasergio, Z. Sulkuqi.

Hyrja për të gjithë dashamirësit e muzikës që do të duan ta ndjekin këtë mbrëmje magjike te Amfiteatri i Liqenit, do të jetë falas.