Lajme nga Bota

Të gjithë banorët e Wuhan-it u testuan për Covid-19 dhe ja çfarë u zbulua

Të gjithë banorët e Wuhan-it u testuan për Covid-19 dhe ja

Wuhan-i, vendi ku nisi përhapja e virusit, ka regjistruar zero infeksione të reja me COVID-19, pasi zyrtarët ekzaminuan pothuajse të gjithë në qytet për më pak se tre javë për të parandaluar një shpërthim të ri.

Por autoritetet zbuluan 300 pacientë asimptomatikë, por që mundësia e tyre që të infektonin të tjerët ishte shumë i ulët.

Të gjithë banorët e Wuhan-it u testuan për Covid-19 dhe ja

Zyrtari i lartë shëndetësor i Pekinit pohoi se, 'Wuhan tani është qyteti më i sigurt në Kinë' pasi testimit masiv që iu nënshtruan rreth 10 milionë njerëz.

“Aktualisht, mundësia që pacientët asimptomatikë të Wuhan-it të infektojnë të tjerët është shumë e ulët. Dhe nuk u gjetën raste të tilla gjatë testimit në masë”, tha ai.

Wuhan, një qytet me 11 milionë njerëz, urdhëroi që e gjithë popullata e tij të testohej për COVID-19 në një afat kohor 10-ditor më 14 maj, pasi nisi një valë e re infeksioni me heqjes së izolimit.

Të gjithë banorët e Wuhan-it u testuan për Covid-19 dhe ja

Në fund të testimit nga 14 maji deri në 1 qershor, qeveria e Wuhan-it tha sot se kishin mbledhur mostra nga 9.899.828 banorë, ndërsa kishin mësuar rezultatet për 6.5 milionë prej tyre. Zyrtarët vendosën 231 stacione të testimit në të gjithë qytetin. Asnjë infeksion nga koronavirusi nuk u zbulua./ Burimi Daily Mail