Lajme nga Bota

Të gjithë bashkë kundër Putin!

Të gjithë bashkë kundër Putin!

Udhëheqësit botërorë ranë dakord mbrëmë për një rritje të re të mbështetjes për të mposhtur Vladimir Putin në Ukrainë, pasi Kremlini bombardoi Kievin teksa mbahej takimi G7.

Emmanuel Macron deklaroi se është i vendosur për të marrë masa afatgjata.

Boris Johnson tha se tërheqja tani do të ishte një gabim katastrofik.

Të gjithë bashkë kundër Putin!

Të gjithë bashkë kundër Putin!

Koha e sulmit u pa si një mesazh i mprehtë për liderët botërorë për të inkurajuar Ukrainën për më tej.

Johnson dhe Macron, të cilët deri më tani kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar, dje ranë dakord për një rivendosje të qëllimeve teksa zhvilluan bisedime kokë më kokë në samit.

Të gjithë bashkë kundër Putin!

I njëjti mesazh për të qenë pranë Ukrainës u përsërit edhe nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili tha: “Duhet të qëndrojmë së bashku, sepse Putini ka llogaritur që në fillim se NATO dhe G7 do të ndaheshin disi. Por ne nuk e kemi bërë dhe nuk do ta bëjmë këtë”.

Të gjithë bashkë kundër Putin!

Në takim ishin të pranishëm edhe Ursula von der Leyen, Charles Michel, Mario Draghi, Olaf Scholz, Fumoi Kishida dhe Justin Trudeau.