Lajme nga Bota

Të martën nis vaksinimi në Angli

Të martën nis vaksinimi në Angli

Anglia ka miratuar vaksinën dhe është i pari vend që mori vendimin historik. Është gjithashtu i pari që do të nisë edhe vaksinimin që të martën që vjen.

Kategoria e parë që do vaksinohet janë të moshuarit në shtëpi kujdesi dhe stafi që kujdeset për ta.

Radha e vaksinimit si më poshtë:

Të moshuarit që jetojnë në shtëpi kujdesi dhe stafi
Të gjithë ata 80 vjeç e lart dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor 
Të gjithë ata 75 vjeç e lart
Të gjithë ata 70 vjeç e lart
Të gjithë ata 65 vjeç e lart
Të rriturit me rrezik të lartë nën 65 vjeç
Të rriturit me rrezik të moderuar nën moshën 65 vjeç
Të gjithë ata 60 vjeç e lart
Të gjithë ata 55 vjeç e lart
Të gjithë ata 50 vjeç e lart
Pjesa tjetër e popullsisë

Pfizer është në gjendje të prodhojë gjysmën e sasisë së vaksinave të kërkuara, në këtë pjesë të mbetur të vitit. Anglia ka porositur 40 milionë doza.

*Artikulli i Wales Online u përshtat në shqip nga Tiranapost.al