Lajme nga Bota

Të plagosur dhe viktima brenda një kishe në Johannesburg, ku luftohej për pushtet

Të plagosur dhe viktima brenda një kishe në Johannesburg, ku

Prej vdekjes së priftit të asaj kishe në Johannseburg, në 2016-ën, kishte lindur një luftë e madhe lidershipi për të marrë drejtimin e saj.

Një grup prej 40 vetësh kanë hyrë të armatosur në kishë dhe kanë marrë peng gra e fëmijë nga të cilët 5 kanë mbetur të vdekur dhe disa të plagosur.

Pas ndërhyrjes së policisë është bërë i mundur arrestimi i tyre.

Pesë pushkë, 16 armë gjahu dhe 13 pistoleta, së bashku me armë të tjera, u gjetën në kishë, që tashmë shërbejnë si provë materiale.

Mësohet se grupi kishte lajmëruar brenda kishës se po vinte të merrte atë që i takonte.

*Burimi BBC