Lajme nga Bota

Të rejat e fundit për orën dhe vendin ku mund të bjerë raketa kineze

Të rejat e fundit për orën dhe vendin ku mund të bjerë

Mbetjet e raketës kineze janë nisur drejt rënies së lirë në Tokë. Pjesa më e madhe e saj është shpërbërë, por segmenti kryesor 18 tonësh ka hyrë në Tokë.

Parashikimi i disa orëve më parë sugjeronte se do të bjerë në Itali, por i fundit i publikuar nga CNN sqaron se Ushtria Amerikane thotë se mund të bien mbi Turkmenistanin e Azizë Qëndrore, New York-un e Jugut, Afrikë, Australi, Portugali, Greqi, Itali dhe Spanjë këtë fundjavë.

Kjo nuk është hera e parë që një raketë kineze shkakton shqetësime për banorët në Tokë. Në vitin 2020, mbeturinat nga një raketë tjetër ranë mbi fshatrat e Bregut të Fildishtë, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht jo dëme njerëzore.

*Artikulli i CNN u përshtat në shqip nga Tiranapost.al