Të rinjtë të mos kërkojnë të bëhen si Bill Gates: Kush ka nevojë për aq shumë para!?
Antropologia me famë botërore Jane Goodal këshillon të rinjtë të përpiqen e të punojnë drejt standardeve të ndryshme të suksesit, dhe jo vetëm të orientohen drejt parasë dhe famës.
Sipas antropologes, të rinjtë nuk duhet të kërkojnë të bëhen ‘Bill Gates i ardhshëm’, për një arsye të thjeshtë:
‘Askush nuk ka nevojë për aq shumë para. Mendoj edhe për Jeff Bezos të Amazon, ai nuk ka nevojë për gjithë ato para’.
Për Goodall e cila njihet botërisht për studimet e saj të suksesshme kryesisht mbi shimpazetë, të rinjtë duhet të synojnë drejt diçkaje që e kanë me pasion dhe të krijojnë hapësira për standarde të ndryshme të suksesit.
‘Të kesh sukses do të thotë të ndërtosh karrierën që dëshiron, të gjesh punën që e ke me pasion, me pak fjalë të bësh jetën që ti dëshiron. Nëse do që të krijosh një familje, të bëhesh nënë dhe të qëndrosh në shtëpi, edhe kjo nuk duhet të duhet të hidhet poshtë dhe as të shoqërohet me tallje’./ CNBC