Lajme nga Bota

Të shtëna me armë në Los Angeles, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

Të shtëna me armë në Los Angeles, dy të vdekur dhe

Një tjetër sulm masiv ka ndodhur në SHBA. Këtë herë në Los Angeles. Persona të paindentifikuar kanë qëlluar mbi disa njerëz që ndodheshin në një ekspozitë makinash.

Si pasojë e plumbave kanë humbur jetën dy persona, ende të paidentifikuar. Pesë të tjerë janë plagosur.

Ndërkaq nuk është e qartë se pse ka ndodhur ngjarja.

Muajt e fundit, Amerika është tronditur vazhdimisht nga sulme të tilla në vende të populluara. Herë në shkolla, herë në sheshe, parade apo herë të tjera në kishë.