Të shtëna me armë në një shkollë në Suedi, plagosen pesë persona

E Martë 4 Shkurt 2025, 15:18
TiranaPost
Të shtënat kanë ndodhur në një shkollë në Suedi, në qytetin Örebro. Si pasojë pesë persona mbetën të plagosur, mes tyre nxënës dhe policë.
Agresori nuk është identifikuar ende dhe ngjarja është në zhvillim.
Qytetarët janë këshilluar që të qëndrojnë larg zonës së rrethuar.