Lajme nga Bota

Të tmerruar pas sulmit të Izraelit, reagojnë Associated Press dhe Al Jazeera: Nuk do heshtim

Të tmerruar pas sulmit të Izraelit, reagojnë Associated Press dhe

Izraeli ka sulmuar sot godidën ku ushtronin aktivitetin mediat Associated Press dhe Al Jazeera. Ndërtesa u përfshi nga flakët, por falë një paralajmërimit, arritën të evakuoheshin në kohë punonjësit dhe të tjerë njerëz që gjendeshin në godinë. Nuk pati asnjë viktimë si pasojë. Gjithsesi kjo nuk e zbeh tmerrin që ata përjetuan. Associated Press tha: Jemi të shokuar dhe të tmerruar.

Të tmerruar pas sulmit të Izraelit, reagojnë Associated Press dhe

Të tmerruar pas sulmit të Izraelit, reagojnë Associated Press dhe

Kurse Al Jazeera tha: “Është e qartë se ata që po e bëjnë këtë luftë nuk dëshirojnë vetëm të përhapin shkatërrim dhe vdekje në Gaza, por edhe t`u mbyllin gojën mediave që dëshmojnë, dokumentojnë dhe raportojnë të vërtetën e asaj që po ndodh në Gaza. Por kjo nuk do ndodhë,” tha Walid al -Omari, shefi i byrosë së Al Jazeera-s në Jerusalem.

Konflikti mes Izraelit e Palestinës ka nisur prej të hënës dhe deri tani kanë humbur jetën 13 izraelitë dhe 139 palestinezë mes tyre civilë dhe fëmijë gjithashtu.