Lajme nga Bota

Tejal Rao për New York Times: Unë nuk jam gati të shkoj në restorant në këtë kohë pandemie

Tejal Rao për New York Times: Unë nuk jam gati të shkoj në

A janë restorantet e sigurta në kohë pandemie? A ndihesh i sigurtë kur ulesh në tavolinë? Kur kamerieri të vjen me maskë? Kur e vendos dorën në karrigen që sapo mund të jetë ngritur një i infektuar asimptomatik? Këto janë pyetje që shtrohen kudo, pasi pas gati tre muajsh, vendet vendosën të lirojnë masat dhe të hapin restorantet e lokalet, por shifrat e koronavirusit tregojnë se mund të jenë burim i rrezikshëm infeksioni. Një situatë e ngjashme po ndodh dhe në Amerikë, ku për shkak të situatës sipas vendeve janë urdhëruar sërish mbylljet.

Po pse të mos qëndrosh në shtëpi dhe të gatuash vetë tani për tani? Tejal Rao, kritike e famshme restoranteve ka publikuar një artikull për Neë York Times ku tregon se çfarë po ndodh aktualisht dhe rrëmuja e krijuar ‘mes’ protokolleve kontradiktore nga një shtet në tjetrin, dhe politikave që 'ndërhyjnë' tek virusi. 

Lexojeni të plotë si më poshtë:

Javën që shkoi një nga punonjësit e furrës së bukës, ndër më të preferuarit e mi në Los Angeles u infektua me koronavirus. U postua një njoftim në Instagram ku shkruhej: Anëtarët e stafit besuan se kishin marrë të gjitha masat, por virusi e kishte gjetur rrugën deri në kuzhinën e tyre. Furra e bukës u mbyll dhe ky ishte veprim i zgjuar. Dy ditë më vonë nga stafi u raportuan gjashtë të infektuar, biznesi postoi një status për ndjekësit ku thuhej: Nuk ka mbaruar!

Kanë kaluar një muaj qëkur u njoftua se lolaket dhe restorantet në Los Angeles mund të rihapeshin me siguri. Por çdo ditë që kalon, kostoja e mbledhjes së njerëzve në vendet e punës dhe hapësirat publike në gjithë SHBA-të është e qartë: Rritje të të infektuarish, shtrime në spital dhe vdekje.

Ndërkohë, zyrtarët qeveritarë përcjellin mesazhe kaotike të përziera, të cilat janë thuajse të pamundura për tu deshifruar. Megjithëse restorantet në zonën e Los Angeles janë ende të hapura, kryetari Eric Garcetti inkurajoi njerëzit javën e kaluar që të qëndrojnë në shtëpi. Pra çfarë do bëni ju? Do qëndroni në shtëpi apo dilni?

Tejal Rao për New York Times: Unë nuk jam gati të shkoj në

Prej muajsh në situatë pandemie, ka mbetur që njerëzit ta kuptojnë vetë. Përballë një rrjedhe të vazhdueshme me këshilla kontradiktore, nuk është më çudi që shumë njerëz kanë mendime dhe konkluzione të tyret e të ndryshme për situatën.

Unë do doja të isha e ulur në një dhomë ngrënie, teksa ndihem tërësisht e sigurt dhe e qetë, e rrethuar nga miqtë dhe me pije në duar. Por në fakt nuk kam dalë për të ngrënë jashtë që nga muaji mars dhe nuk kam në plan të shkoj as tani së shpejti. Për momentin jam e fokusuar të gatuaj vetë, ose për njerëzit e afërt të sajoj një barbeque, të sjell ‘restorantin në shtëpi’.

Ka tension të mjaftueshëm; siç është distanca me 2 metër larg klientit tjetër, mbajtja e maskës, vetëm që të marr një porosi Dhe është shumë më stresuese për vetë punonjësit e restoranteve. Dietën e diel, Hugo’s Tugus , njoftoi se po mbyllte të dy pikat në Los Angeles. Shumë klientë të cilët kishin refuzuar të mbanin maskë, patën përplasje me punonjësit, duke kërcënuar e duke iu hedhur gjëra, duke iu afruar fytyrt e tyre e duke u bërtitur.

"Një maskë nuk është simbolikë e gjithçkaje, përveç dëshirës sonë për ta mbajtur stafin të shëndetshëm," thuhet në deklaratën e restorantit. Por maska është pozicionuar gjerësisht si një veprim politik më shumë sesa një masë paraprake themelore e shëndetit, duke e bërë akoma më të rrezikshme për punonjësit, që vazhdojnë të vendosin veten në rrezik që të na përgatisin ne darkën.

Dhe ndërkaq shohim disa qytete që rihapën hapësirat publike, ku thuhet se nuk është e sigurt të dalësh pa maskë ose të jesh pranë atyre që nuk i mbajnë.

Tenesi ka një total prej 40 mijë të infektuarish që nga fillimi i pandemisë, guverantori Bill Lee e ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të gushtit. Pas një rritje rastesh në Teksas, guvernatori lëshoi urdhrin ekzekutiv për të mbyllur lokalet. Vetëm pasi Florida raportoi 8.942 raste të reja brenda një dite, pothuajse dyfishin e rekordit të saj të mëparshëm guvernatori Ron DeSantis mbylli të gjitha lokalet në shtet. Të Dielën, Guvernatori Newsom ndoqi kolegët, duke mbyllur lokalet në disa qarqe në Kaliforni, përfshirë Los Angeles.

Të hënën, qeveritarët e New York dhe New Jersey panë situatën nga shtete të tjera dhe rishikuan planet e tyre të afërta për rihapjen e restoranteve.

Udhëzimi është i paqartë, i çrregullt dhe i fragmentuar, me shtete të ndryshme që i përmbahen rregullave të ndryshme, e në kohë të njëjtë.

Pronarëve të lokaleve u është lënë të zbatojnë protokollet, janë nxitur të marrin vendime edhe në lidhje me stafet e punësuar, që mund të hidhen poshtë brenda një dite, pasi politikat vijojnë të ndryshojnë.

Disa restorante po punojnë vetëm me porosi për shpërndarje, por padyshim mendojnë si të rihapen me siguri. Të tjera biznese me udhëzime të detajuara për të pastruar kuzhinën dhe ambientin ku qëndrojnë klientët, apo rekomandimet për dezinfektantët dhe kimikatet për të larë enët.

Në Los Angeles, protokolli i departamentit të shëndetësisë për rihapjen është i rreptë, por pak më shumë se një javë më parë, inspektorët që dolën për kontroll zbuluan se 2000 restorante zbatuan vetëm gjysmën e rregullave.

Vendi ka thyer rekordin ditor duke raportuar më shumë se 2 mijë e 903 raste të reja, të zbuluar vetëm dje. Përhapja e sëmundjes mund të jetë komplekse, por është e pamundur të injorohen këto numra.

Pavarësisht se janë futur në rol, pronarët e restoranteve nuk janë zyrtarët tanë të shëndetit publik. Kuptohet që shumë duan që klientët të mbushin ambientet e tyre të ngrënies, të hanë të pinë mirë e të shpenzojnë para. Por pas mbledhjes së të dhënave nga 30 milion mbajtës të kartave të kreditit dhe debitit, JPMorgan Chase gjeti një lidhje të ngushtë midis nivelit të shpenzimit në restorante dhe rasteve të reja të Covid-19: Restorantet fare lehtë mund të shndërrohen në vatra të nxehta.

Pronarët e restoranteve nuk mund dhe nuk duhet të jenë përgjegjës për peshimin dhe menaxhimin e rreziqeve si për klientët, ashtu edhe për punëtorët e tyre.

Sa e thellë është njohuria e tyre për virusin dhe përhapjen e tij? Cilat janë përparësitë e tyre? Dhe pse duhet të vendosen në një pozicion të pamundur, të bllokuar midis imperativit ekonomik për rihapjen dhe faktit që rihapja mund të dëmtojë punëtorët dhe klientët e tyre?

Kam ëndërruar me muaj për një rihapje të efektshme të restorantëve, për të dalë përsëri e për të ngrënë në një botë post-pandemike. Kam kërkuar për restorante të reja, kam rishikuar ato të vjetrat, kam qëndruar zgjuar natën për të parë menutë, kam studiuar dhe mezi pres të kthehem në punë si një kritike në një industri kuzhine të rindërtuar rishtazi.

Kjo më duket krejt absurde tani. Më shumë se 20 milion amerikanë janë pa punë për shkak të pandemisë, dhe më shumë se 125,000 kanë vdekur. Ndërkohë që vende të tjera patën sukses, SHBA-të nuk e kontrolluan përhapjen e virusit. Përkundrazi shumë zyrtarë kanë minimizuar ashpërsinë e saj, pati planifikime të dobëta gjatë bllokimit dhe nuk u arrit të ndërmerren hapa vendimtare që mund të kishin bërë të mundur një rihapje kombëtare të sigurt.

Kështu që tani për tani, të kthehem në një restorant ashtu siç i njoh unë është pikërisht kështu: Një ëndërr.

/ Përkthyer dhe përshtatur nga Tiranapost.al.