Lajme nga Bota

Temperaturë të lartë dhe kollë! Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Alexei Navalny-t

Temperaturë të lartë dhe kollë! Përkeqësohet

Lideri opozitar rus, i cili prej dy muajsh ndodhet i burgosur në Pakrof (rreth 100 km larg Moskës), ende nuk ka marrë vëmendjen mjekësore të cilën e kërkoi dy javë më parë. Për pasojë, sipas avokatëve të tij ai po vuan nga një temperaturë e lartë 38.1 gradë dhe nga një kollë e rëndë.

Kujtojmë se Navalny raportoi dhimbje të forta në shpinë dhe mpirje këmbe, por atij nuk iu dërgua një mjek për të evaluuar gjendjen e tij shëndetësore. Në shenjë proteste ai vendosi të hyjë në grevë urie, por as edhe ky veprim nuk nxiti autoritetet ruse që ta trajtojnë në mënyrë më humane atë. Gjithashtu, sipas të afërmeve të të burgosurit, ai është ankuar se e zgjojnë çdo një orë gjatë natës në mënyrë që të rëndojnë gjendjen e tij psikologjike dhe mendore duke ja bërë të pamundur që të bëjë një gjumë të qetë.

Megjithatë, mediat pranë Kremlinit, përfshirë këtu edhe rrjetin ndërkombëtar “RT”, kanë raportuar se burgu në të cilin mbahet Navalny është një burg “ekzemplar” për nga cilësia e kushteve, madje kanë thënë se “ushqimi është si në restorante” dhe kanë akuzuar liderin opozitar se po i fabrikon simpomat për të qenë vazhdimisht në vëmendjen mediatike brenda dhe jashtë Rusisë.

Tiranapost.al