Lajme nga Bota

Tensionet në veri të Kosovës/ Borrell fton Kurtin dhe Vuçiç në takim të përbashkët

Tensionet në veri të Kosovës/ Borrell fton Kurtin dhe

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka ftuar në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës.

Kurti dhe Vuçiç kanë marrë ftesë për vazhdimin e dialogut, ku do të diskutohet për të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve.

Ftesa e Borrellit për takimin në Bruksel është e hapur dhe nuk ka ende ndonjë datë për raundin e ri të dialogut sepse gjithçka varet nga vullneti politik i liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Deri më tani nuk ka konfirmim për pjesëmarrjen e tyre.