Lajme nga Bota

Tensionet për Mesdheun Lindor, Merkel kundër sanksioneve ndaj Turqisë

Tensionet për Mesdheun Lindor, Merkel kundër sanksioneve ndaj

Konflikti mes Greqisë dhe Turqisë ka qenë sot një ndër temat e diskutimit në samitin e liderëve të BE.

Në nisje të samitit kancelarja gjermane Angela Merkel është pozicionuar kundër idesë për të vendosur sanksione ndaj Turqisë.

Merkel tha se marrëdhënia me Turqinë është komplekse, por shtoi se BE-ja është e interesuar për marrëdhënie konstruktive pavarësisht nga të gjitha vështirësitë.

Kancelarja gjermane gjithashtu është shprehur është e rëndësishme që tensionet të zgjidhen me diplomaci në Mesdheun Lindor dhe Egje.

Greqia dhe Turqia janë në një konflikt për shkak të burimeve natyrore nën Detin Egje. Por pavarësisht klimës së tensioneve Erdogan dhe Mitsotakis janë shprehur të hapur për një takim ballë për ballë.