Lajme nga Bota

Tentoi të prekte arkëmortin e mbretëreshës, policia arreston një burrë

Tentoi të prekte arkëmortin e mbretëreshës, policia arreston

Policia ka arrestuar një burrë i cili vrapoi drejt arkëmortit të Mbretëreshës, duke dalë nga radha. Ai shtyu një vajzë të vogël dhe vrapoi duke tentuar të prekte arkëmortin. Disa mediat kanë aluduar se ai mund të donte ta vidhte.

Ai u kap nga policia në pak sekonda. Aktualisht ndodhet në paraburgim.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00.

Vetëm disa orë më parë, katër fëmijët e Mbretëreshës kishin qëndruar vigjilentë në sallë, por sapo ishin larguar.