Lajme nga Bota

Tenton të arratiset nga burgu vrasësi i gazetares suedeze

Tenton të arratiset nga burgu vrasësi i gazetares suedeze

Peter Madsen, vrasësi i gazetares suedeze Kim Wall, teksa ajo kishte shkuar për të bërë një reportazh në nëndetësen që Madsen kishte krijuar, tentoi të arratisej, Sipas mediave daneze, ai u dënua përjetë dhe pa kusht në vitin 2018 për vrasjen dhe abuzimin seksual ndaj gazetares, një ngjarje tronditëse ndodhur në nëndetësen e tij në Danimarkë në gusht të 2017-ës.  

Tenton të arratiset nga burgu vrasësi i gazetares suedeze

Mëngjesin e sotëm, ai tentoi të  arratisej nga burgu në Albertslund të Danimarkës, teksa kërcënoi rojet se kishte një bombë gati për ta shpërthyer. Pas disa orësh, policia ka njoftuar se ka kapur një të burgosur në tentativë arratisje por nuk përmendet emri i Peter Madsen, edhe pse fotot e publikuara tregojnë se është vrasësi i Gazetares, i cili u monitorua nëse kishte vërtetë bombë në trup.

Tenton të arratiset nga burgu vrasësi i gazetares suedeze

Duke diskutuar përpjekjen për arratisje të Madsen, psikiatri mjeko-ligjor Henrik Day ka thënë se ai është një njeri i talentuar, por tepër i rrezikshëm.

 ‘Kemi të bëjmë me një njeri që ka kryer një nga vrasjet më të tmerrshme në historinë daneze, ai copëtoi trupin e gazetares, dhe pikërisht sepse ai mund ta përdorë talentin e tij për diçka të rrezikshme, është shumë shqetësuese që nuk tregohet tepër kujdes me të.’

Tenton të arratiset nga burgu vrasësi i gazetares suedeze