Lajme nga Bota

Teoria për Iluminatin që pushtoi imagjinatën amerikane kohë më parë: Sot e ngjashmja po ndodh

Teoria për Iluminatin që pushtoi imagjinatën amerikane kohë

Në javët e fundit para zgjedhjeve të vitit 2020, roli i teorive të konspiracionit në politikën amerikane është bërë i parashikueshëm. Në veçanti për disa mbështetës të Trump, lajmet për sezonin e fushatave po filtrohen përmes idesë se po veprojnë forca të fshehta. Që ‘Deep State’- Një grup i supozuar sekret, të ligë me politikanë të majtë, burokratë qeveritarë, shkencëtarë kinezë, gazetarë, akademikë dhe intelektualë po tentojnë të shkatërrojnë vlerat amerikane. Madje thonë se Covid që ka vrarë gati 200 mijë amerikanë, është një mashtrim, më tej shkojnë disa që thonë se Anthony Fauci është një mjek që i shërben: Deep State.

Disa teori mund të duken të reja, por dinamika nuk është e tillë. Në fakt burojnë që nga vitet e hershme të Amerikës.

Në fund të viteve 1790, Jedidah Morse, ministri i Kongregacionit në Charlestown dhe autor i njohur i librave shkollorë tërhoqi vëmendjen kombëtare kur tha se një organizatë e fshehtë e quajtur ‘Bavarian Iluminati’ po punonte për të çrrënjosur krishtërimin dhe për të shkaktuar trazira civile.

Sot, një ide e tillë tingëllon jashtëzakonisht e njohur dhe si një relike e një kohe më pak të sofistikuar - por mësimet janë të rëndësishme.

Me ratifikimin e Kushtetutës në mendjet e shumicës së amerikanëve dhe trazirave të vazhdueshme përtej Atlantikut në formën e Revolucionit Francez, fundi i shekullit të 18-të ishte një kohë e paqëndrueshme. Morse filloi të tregonte se ky grup ateistësh dhe jobesimtarësh ishin prapa lëvizjes laike Jacobin në Francë që kërkonte të spastronte kombin nga feja. Ai besonte se grupi Illuminati po ndiqte të njëjtën axhendë klandestine në Amerikë dhe po punonte ngushtë me Republikanët Demokratë të udhëhequr nga Thomas Jefferson, rivalët politikë të Federalistëve.

Morse, që ishtë vetë federalist, shkroi në disa libra për Iluminatin, dhe u botuan pa hezitim nga skeptikët fetarë europianë. Ai e përshkruante Iluminatin si një rrjet njerëzish të pushtetshëm që qëndronin në shtëpiza të fshehta e të përhapur në të gjithë kontinentin. Në një predikim të 1798-ës, ai u bëri thirrje ungjillorëve të tregoheshin të vëmendshëm. Sipas tij përpjekjet ogurzeza të Iluminatit do të ndikonin në abuzimet me krishtërimin, justifikimin e vetëvrasjeve, mbrojtjen e kënaqësive sensuale të pranueshme për filozofinë epikureane dhe dekretimin e martesave që do të sillte dhe marrëdhëniet e konsideruara të pahijshme mes të njëjtës gjini!.

Morse besonte se prezenca e Iluminatit në Amerikë, me një listë anëtarësh të fshehtë do të sillnin destabilitetin fetar në kombin e krishterë. Pas tij, Timothy Dëight, presidenti i Kolegjit Yale në New Haven, shprehu të njëjtën frikë për Illuminatin dhe përdori penën e tij për të dhënë alarmin.

Dwight citoi nga ‘Zbulesa 16’ për të pralajmëruar njerëzit rreth: «mësuesve të papastër» që po edukonin njerëz të pafajshëm në «doktrina të papastra». Mësues të tillë po përhapeshin sipas tij në të gjithë botën për të «bashkuar njerëzimin kundër Perëndisë». Ndërsa kryenin punën e tyre dashakeqe, Illuminati bavarez mori sinjale nga kundërshtarët e mëparshëm të Amerikës Protestante - Jezuitët, Voltaire dhe Masonët, thoshte ai.

Teoria për Iluminatin që pushtoi imagjinatën amerikane kohë
Timothy Dwight IV (1752 - 1817)

Nga fundi i shekullit të 19-të, teoritë rreth Illuminatit kishin udhëtuar lart e poshtë në Detin Lindor dhe deri në ishujt e Karaibeve. Elias Boudinot, një ish-president i Kongresit Kontinental dhe John Jay, një burrë shteti federalist, vendosën të reagonin për këto teori duke thënë se Morse dhe Dwight, të dy klerikë, kaluan shumë kohë duke u zhytur në politikë në vend që të kujdeseshin për shpirtrat e të krishterëve.

Përfundimisht, akuzat e Morse kundër shoqërive Demokratike-Republikane nuk kishin peshën e duhur të provave dhe ai ndaloi së foluri për Illuminatin.

Siç shkruan historiani Jonathan Den Hartog, Federalistët evangjelistë të shqetësuar për ruajtjen e një kombi të krishterë në fakt propaganduan duke përhapur frikën nga Iluminati.

Brenda dy dekadave Partia Federaliste u zbeh nga peisazhi politik, por frika rreth rënies së kulturës ungjillore në Shtetet e Bashkuara do të vazhdonte edhe në shekullin 21.

Edhe sot, shumë të krishterë ungjillorë, duke jetuar me ankth rreth kërcënimeve të perceptuara se kombi i krishterë do shembet, janë kthyer drejt teorive të komplotit.

Nëse është një "Deep State" që punon fshehurazi me komunitetin e inteligjencës për të dobësuar administratën Trump, një profet në internet i quajtur "Q" ose forca demonike që kërkojnë të prishin planin e Zotit për Amerikën, këto janë të gjitha të dëgjuara edhe më parë.

Në 1790-ën, prevaluan e vërteta, provat dhe arsyeja, por udhëheqësit ungjillorë u etiketuan si ata që e turpëruan veten. A kishte të drejtë Morse??

Krahasimet me vitin 2020 nuk janë perfekte. Asnjë analogji historike nuk është në fakt. Por ndonjëherë historia korrespondon.

Autori: JOHN FEA/ Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.