Lajme nga Bota

Terror në rrugët e Berlinit: Makina ngjitet në trotuar dhe përplaset me turmën pranë një kishe

Terror në rrugët e Berlinit: Makina ngjitet në trotuar dhe

Të paktën një person është vrarë dhe 30 janë plagosur pasi një makinë u përplas me turmën e njerëzve pranë një kishe në Berlin mëngjesin e sotëm.

Terror në rrugët e Berlinit: Makina ngjitet në trotuar dhe

Dëshmitarët thanë se makina u ngjit në mënyrë të përsëritur në trotuar përpara se të përplasej në pjesën e përparme të një dyqani parfumesh dhe se shoferi u përpoq të ikte, por u mbajt nga njerëzit që ishin aty derisa mbërriti policia.

Oficerët thonë se shoferi - një burrë - është arrestuar, por refuzuan të thonë nëse përplasja ishte e qëllimshme apo një aksident.