Lajme nga Bota

Testi i thjeshtë që zbulon nëse ke virus: Mjafton një shirit në maskë

Testi i thjeshtë që zbulon nëse ke virus: Mjafton një shirit

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë krijuar një test që mund të zbulojë shpejt koronavirusin, dhe jo me mostra të marra nga hundët, por me spërkla të marra nga maska e fytyrës së një personi.

Është një shirit që ngjitet në pjesën e maskës së fytyrës për të mbledhur spërklat nga frymëmarrja, dhe nëse ndryshohet ngjyra tregon se personi është i infektuar. Sipas studiuesve është një test i ngjashëm me atë të shtatzënisë.

Testi i thjeshtë që zbulon nëse ke virus: Mjafton një shirit

Eksperti Jesse Jokerst tregon: Është një formë testimi i sofistikuar. Ideja është që ndërsa personi merr frymë me maskë, grimcat do të mblidhen në shiritin e provës. Në fundit të ditës apo gjatë ndryshimit të maskës, personi mund të zbulojë nëse ka infeksion duke përdorur substancën që hidhet sipër shiritit. Nëse shiriti bëhet i kuq, do të thotë se ka infeksion, nëse jo nuk ka infeksion.

Shiritat janë krijuar për të zbuluar proteazat që prodhohen nga infeksioni me virusin SARS-CoV-2.

Testi pritet të miratohet dhe të dalë së shpejti në treg.

*Tiranapost.al.