Lajme nga Bota

Testim masiv, gjurmim agresiv. A duhet marrë shembull Australia me strategjinë kundër pandemisë?

Testim masiv, gjurmim agresiv. A duhet marrë shembull Australia me

Shteti Australian i New South Wales, do të rihapë kufirin me Victorian fqinje për herë të parë që nga korriku pasi rastet e koronavirusit atje ranë në zero. Victoria vendosi një bllokim të fortë pas rritjes së rasteve dhe tani nuk ka raportuar asnjë infeksion të ri që nga fillimi i nëntorit. Shteti ka vendosur gjithashtu të relaksojë rregullat mbi mbajtjen e maskave të fytyrës.

Deri më tani e gjithë Australia ka regjistruar 900 vdekje dhe 28 mijë të infektuar.

Autoritetet kanë vendosur shpesh bllokime, testime me numër të lartë dhe gjurmim agresiv të kontakteve për të çuar në zero infeksionet e përditshme.

Australia mbylli kufijtë ndërkombëtarë shumë herët gjatë kësaj vale dhe dhe u kërkohet të gjithë australianëve që kthehen në vendin e tyre të karantinohen për dy javë në hotele të caktuara, si karantinë për çdo rast.

Kufiri midis Victoria dhe NSW - dy shtetet më të populluara  u mbyll në korrik ndërsa infeksionet u rritën në kryeqytetin e shtetit Victoria dhe Melbourne. Fluturimet gjithshtu u anuluan. Autoritetet e NSW që nga ajo kohë kanë vendosur një regjim të fortë kontrolli dhe testimi në pikat kufitare. Melburni është më i goditur nga pandemia pas 90% e viktimave me Covid janë regjistruar aty.

Testim masiv, gjurmim agresiv. A duhet marrë shembull Australia me

Hapat drastike në luftën ndaj pandemisë ishin shtetrrethimi, lëvizja me orar dhe mbyllja e bizneseve jo thelbësore. Duke folur për shifrat e fundit pozitive, kryeministri i Victorias Daniel Andrews tha se kjo është një dëshmi e karakterit, bindjes dhe e punës së mrekullueshme që ka bërë çdo banor në këtë situatë.

Sot ai njoftoi ndryshime në kufizime, duke hequr rregullin për maskat që duhen mbajtur jashtë për sa kohë që distanca fizike mund të ruhet. Do të lejohen gjithashtu tubime më të mëdha publike, si dhe pazaret në dyqane.

Zyrtari Kryesor i Shëndetësisë në Victoria, Brett Sutton tha se ishte i bindur që transmetimi i komunitetit nuk po ndodhte më pas 23 ditësh pa infeksione të reja.

Por ai paralajmëroi se ekziston ende ‘Një rrezik i vazhdueshëm derisa të ketë një përhapje të konsiderueshme të vaksinave në të gjithë botën, dhe kjo duket se është muaj larg arritjes’.

Në Uellsin e Ri Jugor, Kryeministrja Gladys Berejiklian mirëpriti rihapjen e kufirit me Victorian, duke thënë se shpreson që ajo të mos ndodhë më kurrë.

"Do të jetë një epokë krejt e re për të dy shtetet tona," tha ajo.

Shtetet australiane kanë ndjekur strategjinë e mbylljes, qoftë me tre raste të reja të konfirmuara. A duhet marrë shembull e gjithë Australia?

*Artikulli i marrë nga BBC/ Përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al