Tha se ‘Zero Covid’ është i pamundur. Kina censuron kreun e OBSH-së

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është censuruar në online-in e Kinës pasi vuri në pikëpyetje qëndrueshmërinë e politikës ‘Zero Covid’.
Censura në Weibo dhe WeChat, dy platformat më të mëdha të mediave sociale të Kinës, synon të bllokojë komentet e Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus bien ndesh me politikat e Kinës.
“Kur flasim për strategjinë zero-Covid, ne nuk mendojmë se është e qëndrueshme, duke marrë parasysh sjelljen e virusit tani dhe atë që ne parashikojmë në të ardhmen”, tha Tedros në një konferencë për mediat dje. Ai e vuri theksin tek transmetueshmërisë e lartë e Omicron.
“Ne e kemi diskutuar këtë çështje me ekspertë kinezë dhe kemi treguar se qasja nuk do të jetë e qëndrueshme...”, tha ai.
Ky fjalim i Tedros, i cili u akuzua se ishte shumë afër Kinës në fillim të pandemisë, erdhën vetëm disa ditë pasi udhëheqësi kinez Xi Jinping u zotua të dyfishojë politikën dhe të luftojë me vendosmëri kundër të gjithë kritikëve të strategjisë zero-Covid. Një strategji që synon ta çojë dhe ta mbajë në zero numrin e infektimeve, duke respektuar masa rigoroze.
Shangai po përjeton një bllokim gjashtë-javor që kanë ngjallur protesta publike, ndërsa kryeqyteti Pekin ka mbyllur shkollat, restorantet dhe ka kryer testime të shpeshta masive për të frenuar shpërthimin e virusit më tej.
Xi Jinping paralajmëron këdo që vë në dyshim politikën zero të Kinës për Covid-in se nuk do të ketë lëshime.
Më shumë se 88% e njerëzve në Kinë janë vaksinuar plotësisht, por imunizimi është shumë më i ulët tek të moshuarit. Që nga 17 marsi, vetëm gjysma e njerëzve të moshës mbi 80 vjeç në Kinë janë vaksinuar plotësisht dhe më pak se 20% e asaj grupmoshe kanë marrë një dozë përforcuese. Ndryshe nga shumica e vendeve, të moshuarit nuk kishin fillimisht prioritet në fushatat e vaksinimit të Kinës.