Lajme nga Bota

The Economist: Po ata që nuk do bëjnë dot pushime?  

The Economist: Po ata që nuk do bëjnë dot pushime?  

Për të shumtë, 2020-ta do të jetë viti pa pushime. Frika nga koronavirusi do vazhdojë ti mbajë disa në shtëpitë e tyre.

Ndërsa të tjerë kanë humbur punën, dhe nuk kanë kursime të mjaftueshme për të pushuar e udhëtuar.

Shumë nga sektorët ekonomikë varen nga turistët, shpenzimet e tyre në restorante, hotele e mallra luksoze.

Në periudha normale, turistët ndërkombëtarë sjellin fitime deri në 1.6 trilionë në vit. Por këtë vit, Organizata Botërore e Turizmit parashikon një rënie të shpenzimeve nga udhëtimet prej 1.2 trilion dollarësh. Kjo do të dëmtojë 330 milion njerëz, punët e cilëve varen vetëm nga turizmi.  Nuk ka dyshime se covid-19 do të ndryshojë tërësisht edhe mënyrën e udhëtimit të njerëzve. / The Economist.