Lajme nga Bota

The Economist/ Shpërthen në numra frikshëm Covid në Dubai dhe Britania ndalon udhëtimet drejt tij

The Economist/ Shpërthen në numra frikshëm Covid në Dubai

Që kur u bë një nga destinacionet e para në botë që hapi turizmin, Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka promovuar veten si vendi ideal i pushimeve pandemike. Por pavarsisht kësaj The Economist shkruan se analistët thonë se virusi ka shpëthyer frikshëm dhe po lëkund bazat e ekonomisë së qytetit-shtet.

Me kulmin e sezonit të turizmit, infeksionet e koronavirusit kanë parë rritje të papara. Shifrat ditore të infektimeve gati gati janë trefishuar në muajin e kaluar, duke e detyruar Britaninë të mbyllë ashpër korridorin e saj të udhëtimit.

Ndërsa shumica e vendeve ndaluan turistët nga Britania e Madhe për shkak të frikës nga varianti i ri i virusit që përhapet shpejt, Dubai, shtëpia e rreth 240,000 emigrantëve Britanikë, i mbajti dyert e hapura për pushime duke bërë pesë fluturime ditore në Aeroportin Heathrow të Londrës.

Mes një fushate agresive testimi, vendi ka raportuar më shumë se 256,000 raste dhe 751 vdekje.

Artikulli i marrë nga The Economist, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.