Lajme nga Bota

The Guardian: Princi Charles ka marrë 3 milionë dollarë cash në valixhe nga ish-kryeministri i Katarit

The Guardian: Princi Charles ka marrë 3 milionë dollarë cash

Princit Charles raportohet se i janë dhënë një total prej 3 milionë euro cash (2.6 milionë £) gjatë takimeve me Sheikh Hamad bin Jassim bin Jaber Al-Thani, ish-kryeministrin e Katarit, sipas the guardian.

Dorëzimi dyshohet të jetë bërë me disa valixhe, gjatë takimeve mes dy burrave, duke përfshirë një takim privat personal në Clarence House në vitin 2015.

Në një deklaratë, një zëdhënës i Clarence House tha se paratë e dhëna gjatë takimit të vitit 2015 shkuan për bamirësi.

Mbretërorëve u ndalohet të pranojnë dhurata në para të gatshme, në lidhje me një angazhim ose detyrë zyrtare sipas politikës së dhuratave mbretërore. Ata mund të pranojnë një çek ose shuma të parash në emër të një bamirësie.