Lajme nga Bota

The Rock, ikona e republikanëve kundër rizgjedhjes së Trump: Joe Biden zgjedhja më e mirë për Amerikën

The Rock, ikona e republikanëve kundër rizgjedhjes së Trump: Joe

Aktori i Hollivudit, Dwayne Johnson ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin demokrat Joe Biden, për të cilin është shprehur se është zgjedhja më e mirë që mund të bëjnë amerikanët në Zgjedhjet Presidenciale të vitit 2020.

"Unë mendoj se në këto këto zgjedhje kritike presidenciale, unë po mbështes Joe Biden dhe senatoren Kamala Harris. Përparimi kërkon guxim, njerëzim, ndjeshmëri”, shkruan

Vendimi ka shkaktuar reagime të ndryshme në mediat sociale, pasi The Rock, konsiderohet si një ikonë për shumë republikanë shkruan "Fox". 

Aktori gjithashtu i bën thirrje të gjithëve përmes Twitter  të regjistrohen për të votuar, që të "shpëtojnë Amerikën" gjatë Zgjedhjeve të vitit 2020 kundër rizgjedhjes së Presidentit Donald Trump.

Johnson, sipas një vlerësimi të “Forbes” në Gusht 2020, është aktori më i paguar në botë  me 87.5 milion dollarë këtë vit.