Lajme nga Bota

The Telegraph: Forcat iraniane të sigurisë po përdhunojnë protestuesit e arrestuar

The Telegraph: Forcat iraniane të sigurisë po përdhunojnë

Forcat iraniane të sigurisë kanë përdhunuar dhe sulmuar seksualisht të burgosur të shumtë të arrestuar gjatë protestave antiqeveritare për vdekjen e Mahsa Amini, sipas dëshmive të shumë viktimave, aktivistëve dhe grupeve të të drejtave të njeriut, shkruan Telegraph.

Një grua 20-vjeçare me sa duket u sulmua aq dhunshëm seksualisht, saqë u dërgua me urgjencë në spital me lëndime të rënda menjëherë pas arrestimit, sipas mesazheve nga stafi mjekësor.

“Kur ajo hyri për herë të parë, [oficerët] thanë se ajo kishte hemorragji… për shkak të përdhunimit të përsëritur. Personat me rroba civile këmbëngulën që doktori ta shkruante atë si përdhunim përpara arrestimit,” shkroi një mjeke në një mesazh në mediat sociale.

“Pasi e vërteta u bë e qartë për të gjithë, ata ndryshuan të gjithë skenarin,” vazhdoi mjekja në mesazhet sipas CNN.

Qeveria iraniane tha më vonë se gruaja u trajtua për “probleme të tretjes”, të cilat mjekët në spital thanë se nuk ishin në përputhje me shenjat e shfaqura dhe me ekzaminimin nga një gjinekolog dhe një psikiatër.

Grupet e të drejtave dhe aktivistët kanë raportuar raporte të shumta të dhunës seksuale ndaj protestuesve të ndaluar ndërsa autoritetet iraniane godasin një lëvizje proteste tani në javën e saj të dhjetë.

Një grua tha se një hetues i kishte thënë: “Nëse të përdhunojnë këtu, nuk mund të protestosh. Ju po kërkoni lakuriqësi dhe duhet të paguani për të!”.

Hetuesit kanë kërcënuar gjithashtu se do të publikojnë fotografi private të marra nga telefonat si një metodë për shantazhimin e të arrestuarve.

CNN raportoi gjithashtu se forcat e sigurisë dyshohet se filmuan sulme seksuale për të shantazhuar të arrestuarit.

Human Rights Watch ka mbledhur gjithashtu dëshmi nga të burgosurit të cilët thanë se ishin sulmuar seksualisht në paraburgim.

Artikull i The Telegraph, perkthyer dhe pershtatur nga tiranapost.al