Ti mbijetosh virusit mund të jetë vetëm fillimi…Çfarë ndodh realisht me pacientët pasi dalin nga kujdesi intensiv
Gjëja e parë që Simon Farrell bëri pasi doli nga koma, ishte përpjekja për të hequr maskën e oksigjenit. Ai qëndroi në kujdesin intensiv për10 ditë, ku jeta e tij ishte në ‘duart’ e një ventilatori sa për të marrë frymë. "Po përpiqesha ta tërhiqja maskën nga fytyra, por infermierja vazhdonte ta rivendoste", thotë ai.
Kur mjekët e dërguan në një ambient tjetër, trupi i tij ishte aq i dëmtuar, për shkak të luftës së fortë me virusin. Kjo do të thoshte se ai kishte ende nevojë për oksigjen. Babai 46-vjeçar i dy fëmijëve ishte aq i gëzuar që doli nga koma, sa donte të merrte frymë vetë, por kjo ishte e pamundur. Infermierët dhe mjekët ziheshin me të sepse ai thoshte që ishte mirë…. Por në të vërtetë ishte një thjesht një moment deliri.
Për këdo që punon në kujdesin intensiv nuk është një histori e panjohur.
Situata me pacientët e koronavirusit, të cilët pas ditësh të tëra arrijnë të bëhen të vetëdijshëm mbetet problematike: Tek to ka shumë delirium dhe konfuzion dhe këtë e thotë doktor Kulwant Dhadwal, i cili drejton njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin Royal të Londrës. Ao shton: Kur këto pacientë zgjodhen, bëhen të çorientuar. Është shumë e vështirë edhe ti largosh nga ventilatori.
Por edhe kur ky proces del me sukses, në fakt është vetëm fillimi i një procesi shumë të gjatë të rimëkëmbjes fizike dhe psikologjike. Britania e ka kaluar kulmin e virusit dhe tani vëmendja është kthyer më shumë tek rehabilitimi i pacientëve dhe i të mbijetuarve nga koronavirusi.
"Shpesh rehabilitimi shihet si një shërbim i Hirushes dhe jo si përparësi," thotë Sally Singh, profesor i rehabilitimit pulmonar dhe kardiak në Universitetin e Leicester.
‘Por për shkak të Covid dhe numrit të njerëzve që ai ka prekur, nevoja është duke u shtuar. Tani bërë një si përparësi kombëtare të mbështesësh dhe të kujdesesh për rimëkëmbjen e këtyre pavientëve’. Mijëra njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar tani e filluar këtë udhëtim.
Për pacientët që kanë sëmundje të tjera më serioze, rehabilitimi fillon shumë më para se të zgjohen nga koma. Mbështetja fizike dhe psikologjike duhet të mos mungojë, edhe kur pacienti nuk është i vetëdisjhëm. Infermierët lëvizin gjymtyrët e tyre bashkë me terapistët për tu siguruar që të mos dëmtohen dhe të mos ngurtësohen.
Mjekët thonë se pacientit duhet ti flitet vazhdimisht, duke u treguar se ku janë, çfarë po ndodh dhe duke i siguruar që janë mirë.
"Disa pacientë zgjohen duke thënë: Më kujtohet zëri juaj", tregon eksperti shëndetësor Kulëant Dhadëal duke shtuar: "Ata zgjohen me një lloj kujtese."
Procesi pas Covid është më delikat dhe më vështirë se normalja, për shkak të kohës së gjatë që kërkon kjo sëmundje të të lërë në shtrat. Shumë prej pacientëve zgjohen të dobët.
"Zakonisht kur dikush ka qëndruar në koma për 40 ditë ose më shumë, duhen gjashtë javë ose më shumë që ata të jenë plotësisht të lirë nga ventilatori, të jenë të gatshëm që madje të fillojnë të ecin ose të qëndrojnë në këmbë," thotë Kulëant Dhadëal.
'Por ka pasur raste që brenda një jave ata janë ngritur në këmbë. Kjo është një gjë e pazakontë dhe shumë specifike për këtë sëmundje'.
Një sfidë tjetër në shërimin e menjëhershëm nga sëmundja kritike e Covid-19 është inflamacioni i rëndë.
Shumë pacientë nuk mund të përballojnë më një tub frymëmarrjeje të futur përmes gojës sepse laringu dhe zona sipër kordave vokale janë të enjtura si pjesojë e sëmundjes. Kjo do të thotë që mjekëve shpesh u është dashur të trakeostomito-jnë, duke krijuar një çarje në qafë për të pasur qasje në tubin e frymëmarrjes që e lidh me ventilatorin.
Dhe pas çdo rasti, qëndron një histori njerëzore.
Familjes së Abraham Raskin iu tha në fund të prillit se nuk ka gjasa që ai të mbijetonte. Por më 12 qershor ai u largua nga Spitali Royal London pas më shumë se 50 ditësh në kujdes intensiv, dhe një muaj në gjendje kome.
"Vetë fakti që unë jam gjallë tani është një mrekulli," thotë ai.
Ai është në shtëpi tani, por shumë i lodhur dhe po ndjek një program intensiv me stërvitje të planifikuara dhe me ndihmën e një fizioterapisti. Me ndihmën e anëtarëve të familjes, ai mund të ngrihet dhe të shtrihet për të fjetur natën.
"Disa njerëz nuk mund të ecin më kur të dalin nga kjo luftë. Disa duan muaj për t'u rikuperuar. Shpresoj që unë të mos jem një prej tyre.", thotë Raskin.
Rreth tre të katërtat e pacientëve të kujdesit intensiv që kanë nevojë për ventilim mekanik për t'i ndihmuar ata të marrin frymë do të vuajnë nga deliriumi. Vëzhgimet e shumë mjekëve sugjerojnë se deliriumi dhe halucinacionet janë pasojat më të shpeshta për njerëzit që sëmuren kritikisht me Covid-19.
Deliriumi mund të shkaktohet nga vetë infeksioni dhe ethet që e shoqërojnë atë. Por intensifikohet nga ilaçet e forta qetësuese që duhet të përdoren dhe ambienti i kujdesit intensiv në të cilin gjenden.
Ndërsa pacientët janë në gjendje kome, edhe pasi zgjohen dhe nuk përdorin më këto ilaçe, ata përjetojnë halucinacione të frikshme. Psikologu kryesor shëndetësor në kujdesin intensiv në Universitetin e Kolegjit Universitar në Londër thotë: 'Ata as nuk e cilësojnë si një ëndërr. U duket kaq reale… madje mendojnë se mjekët dhe infermierët po u bëjnë komplot'.
Nëse flet me mjekë të kujdesit intensiv në Britani, të rraskapitur prej javësh thonë: Ne kurrë nuk kemi parë diçka të tillë më parë! / BBC/