‘Ti nuk je Mbreti im’. Senatorja australiane sulmon Charles-in
E Hënë 21 Tetor 2024, 14:54
TiranaPost
Mbreti Charles është kritikuar nga një senatore e pavarur menjëherë pasi përfundoi fjalimin e rastit në Dhomën e Parlamentit të Australisë.
Lidia Thorpe, ndërpreu ceremoninë në kryeqytetin e Canberra-s duke bërtitur për rreth një minutë, para se të nxirrej nga siguria.
“Na kthe ato që na ke marrë. Na kthe eshtrat tona, bebet tona. Ti nuk je mbreti im. Ti nuk je mbreti ynë”, i tha ajo.
Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla janë në ditën e dytë të vizitës zyrtare atje.
Ndryshe nga Zelanda e Re dhe ish-kolonitë e tjera britanike, një traktat paqeje me popujt indigjenë në Australi nuk u krijua kurrë. Shumë aborigjenë dhe banorë të ishullit të Torres Strait theksojnë se ata kurrë nuk ia dhanë sovranitetin ose tokën e tyre Kurorës.