Lajme nga Bota

TikTok vjedh të dhënat? Amerikanëve mund t'u hiqet qasja

TikTok vjedh të dhënat? Amerikanëve mund t'u hiqet qasja

Përdoruesit amerikanë dhe të Hong Kongut të aplikacionit të famshëm TikTok janë të shqetësuar pasi mund tu bllokohet qasja. Kjo për shkak të përplasjeve politike mes dy vendeve me Kinën.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka deklaruar për Fox Neës se po shihet mundësia që TikTok të bllokohet për përdoruesit amerikanë, por edhe të platformave të tjera kineze, për shkak të rritjes së tensioneve mes Uashingtonit dhe Pekinit.

⁠Ky lajm i ka shqetësuar përdoruesit të gjithë thonë se tashmë vetëm TikTokun kanë dhe se një pjesë të madhe të ditës e kalojnë duke bërë video e duke komunikuar me miqtë.

Sipas mediave amerikane, TikTok censuron përmbajtje me ndjeshmëri politike dhe se vjedh të dhënat e përdoruesve.

TikTok është përpjekur të distancohet nga ndërmarrja e saj mëmë kineze duke vendosur njësi të veçanta jashtë Kinës. Zyra më e madhe e kompanisë është në Los Angeles, ndërsa Londra është qendra kryesore e saj në Evropë.