Një tjetër tërmet i fortë ka goditur sot Turqinë.
Sipas njoftimit të AFAD tërmeti me magnitudë 5.2 u regjistrua pranë rrethit Gazipa?a të Antalias në orën 15.44 me orënlokale.
Sipas të dhënave të para tërmeti kishte në një thellësi prej 77.58 kilometrash. Lëkundjet kanë qenë të forta, ndërsa qytetarët kanë dalë jashtë banesave të tyre për shkak të frikës.
Ndërkohë nuk raportohet për humbje jete ose të lënduar për shkak të tërmetit.
Kujtojmë se pak kohë më parë një tërmet me magnitudë 7 të shkallës Rihter goditi qytetin turk të Izmirit dhe ishullin Samos duke shkaktuar qindra të plagosur dhe mbi 100 të vdekur.