Tjetër aksident ajror. Humbin jetën 6 persona, mes tyre 12-vjeçarja që po kurohej në SHBA

E Shtunë 1 Shkurt 2025, 10:10
TiranaPost
Një avion mjekësor me 6 persona në bord, mes tyre edhe pacientja 12-vjeçare, është rrëzuar pranë qendrës tregtare Roosevelt në Filadelfia të premten.
Avioni po kryente transportin e një pacientje 12-vjeçare, nga SHBA, në Meksikë.
Vajza shoqërohej nga nëna e saj ndërsa pjesë e ekuipazhit ishin edhe piloti, bashkëpiloti, një mjek dhe një ndihmës mjek. Asnjë nuk mbijetoi.
“Ajo luftoi shumë për të mbijetuar dhe për fat të keq ndodhi kjo tragjedi gjatë rrugës për në shtëpi”, tha Shai Gold, një zëdhënës i Jet Rescue Air Ambulance për NBC.
Rrëzimi i avionit vjen vetëm dy ditë pas një tragjedie tjetër në SHBA ku një avion me 64 persona në bord u përplas me një helikopter ushtarak në Uashington DC. Nga aksidenti nuk pati asnjë të mbijetuar.