Lajme nga Bota

Tjetër vaksinë kundër Covid-19, deri në 95% efektive

Tjetër vaksinë kundër Covid-19, deri në 95% efektive

Gara për vaksinën anti Covid ka sjellë një tjetër rezultat. Firma amerikane e biotekbnologjisë Moderna ka zbuluar vaksinën kundër Covid, e cila ka rezultuar mbresëlënëse nga provat e fazës së tretë.

Vaksina kandidate ka rezultuar me efikasitet prej 94.5%. Kompania po planifikon të aplikojë tek rregullatori amerikan, Administrata e Ushqimit dhe Barnave, për autorizimin e përdorimit emergjent në javët e ardhshme.

Rezultatet janë lajmi më të fundit inkurajues që dalin nga përpjekja marramendëse për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit.

Më herët edhe kompanitë Pfizer dhe BioNTech, nxorrën vaksinën e tyre 90% efektive në parandalimin e Covid-19.

Vaksina Moderna nuk pritet të jetë në dispozicion jashtë SHBA deri vitin e ardhshëm. Firma amerikane është shprehur se do të ketë 20 milion doza të gatshme për t'u dërguar në SHBA para fundit të vitit 2020 dhe shpreson të prodhojë 500 milion deri në një miliard doza globale vitin e ardhshëm.

*Artikulli i marrë nga The Guardian. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.