Lajme nga Bota

Tom Cruise zyrtarisht me NASA-n në hapësirë, kur do të nisin xhirimiet e filmit më të ri  

Tom Cruise zyrtarisht  me NASA-n në hapësirë, kur do të

Tom Cruise do të shkojë zyrtarisht në hapësirë sëbashku me NASA-n në Tetor 2021 për të xhiruar një film, titulli i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Me regjisor Edge of Tomorrow Doug Liman, projekti për të realizuar një film në hapësirë tanimë duket se po vihet në zbatim. Space Shuttle Almanac ka publikuar një grafik të nisjeve të planifikuara. Në bordin e udhëtimit të parë turistik, do të jenë Cruise dhe regjisori Doug Liman.

Tom Cruise zyrtarisht  me NASA-n në hapësirë, kur do të

Piloti do të jetë astronauti i njohur Michael Lopez-Alegria ndërsa në bord është planifikuar edhe një vend ende i paplotësuar për një turist nr. 3.

Pjesë e këtij projekti do të jetë edhe një actor emri I të cilit ende nuk dihet. Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, ka deklaruar se agjensia hapsirës është e entuziazmuar të punojë me Tom Cruise për një film në bordin e Stacionit Hapësinor. Tom Cruise është i njohur për çmenduritë e tij në filmat aksion, por lidhur me filmin e ri ende nuk ka shumë detaje.

Filmi raportohet të jetë një projekt i Universal dhe do të kushtojë rreth  200 milion dollar.