Lajme nga Bota

Topshop dhe 5 marka të tjera veshjesh drejt kolapsit: 13.000 punonjës mund të mbeten pa punë

Topshop dhe 5 marka të tjera veshjesh drejt kolapsit: 13.000 punonjës

Kompania e madhe e modës, ‘Arcadia’, pjesë e së cilës janë disa nga markat e njohura Topshop, Topman, Miss Selfridge, Dorothy Perkins, Evans dhe Burton, rrezikon që të pushojë 13.000 punonjës.

Pronari Philip Green e ka marrë vendimin pasi pandemia "ka ndikuar rëndë" në shitjet në markat e tij, ndërsa pa punësuar administratorë auditi për të vlerësuar situatën ekonomike të kompanisë.

Topshop dhe 5 marka të tjera veshjesh drejt kolapsit: 13.000 punonjës

Grupi, i cili drejton 444 dyqane në Britani dhe 22 jashtë shtetit, tha se 9,294 punonjës janë aktualisht me leje.

Philip kohët e fundit është fotografuar duke u relaksuar në superjahtin e tij 100 milionë paund në parajsën e taksave, Monako.

Topshop dhe 5 marka të tjera veshjesh drejt kolapsit: 13.000 punonjës

Kolapsi i Arcadia-s mund të rrezikojë deri në 13,000 vende pune, duke i lënë punonjësit në dyqane që t’i frikësohen të ardhmes.

Ian Grabiner, CEO i Arcadia-s, komentoi: “Kjo është një ditë tepër e trishtë për të gjithë kolegët tanë, si dhe për furnitorët tanë dhe palët e tjera. Ndikimi i pandemisë COVID-19, përfshirë vendimin e qeverisë për mbylljen e dyqaneve për periudha të gjata, ka ndikuar rëndë në tregtinë në të gjitha markat tona.

Topshop dhe 5 marka të tjera veshjesh drejt kolapsit: 13.000 punonjës

Gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht sfiduese, përparësia jonë ka qenë të mbrojmë vendet e punës dhe të ruajmë stabilitetin financiar të Grupit me shpresën se do mposhtim pandeminë dhe të dalim duke luftuar në anën tjetër. Megjithatë, përballë kushteve më të vështira të tregtisë që kemi përjetuar ndonjëherë, pengesat që hasëm ishin shumë të mëdha.

Një zyrtar nga kompania e auditit u shpreh se do të vlerësohen të gjitha opsionet për të ardhmen e bizneseve të grupit.

Topshop dhe 5 marka të tjera veshjesh drejt kolapsit: 13.000 punonjës

“Është qëllimi ynë të vazhdojmë të tregtojmë të gjitha markat, dhe shpresojmë që të mirëpresim klientët përsëri në dyqane kur shumë prej tyre të rihapen”, u shpreh ai.

Pronari Philip Greens raportohet se ka refuzuar një ofertë shpëtimit të Arcadia-s nga pronari i një tjetër kompanie veshjesh, i cili i ofroi një kredi prej 50 milionë paund./ Burimi The Sun

*Ndalohet ribotimi i artikullit pa burimin Tiranapost.al