Lajme nga Bota

'Tradhtar serial që gënjen botën', vajza transgjinore e Musk sulmon publikisht të atin

'Tradhtar serial që gënjen botën', vajza transgjinore e

Vivian Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk, 20 vjeç ka nisur një fushatë sulmuese ndaj babait të saj dhe ku, në shtëpinë e tij, në X.

Ajo e përshkruar babain e saj si një tradhtar serial, referuar jetës së tij personale, si gënjeshtar dhe hipokrit.

“Ti nuk je familjar, ti je një kurorëshkelës serial që nuk do të ndalosh së gënjyeri për fëmijët e tu. Ti nuk je i krishterë, me sa di unë nuk ke shkelur kurrë në kishë. Ti nuk advokon përparimin. Kur isha 6 vjeç e quajte arabishten “gjuhën e armikut” dhe të janë bërë një sërë padish për diskriminim. Ty s'të intereson ta shpëtosh planetin dhe as ndryshimet klimatike”, shkruan Vivian.

I gjithë debati atë e bijë nisi pas një interviste të Musk ku thoshte se ishte mashtruar nga vajza, e cila kishte marrë disa ilaçe për transgjinorët.

Musk iu referua në intervistë si djalë, ashtu siç Vivian ka lindur dhe e quante me emrin e tij të lindjes.