Tragjedi në Ditë Bajrami/ Shpërthen makina me bombë gjatë festimeve, 17 të vdekur në Afganistan

E Premte 31 Korrik 2020, 08:36
TiranaPost
Një shpërthim ka ndodhur gjatë festimeve të Kurban Bajramit në provincën Logar, në Afganistan.
Një sulm i papritur me një bombë të kamufluar brenda një makine i mori jetën 17 njerëzve që ishin duke festuar.
Talebanët kanë mohuar të kenë një lidhje me këtë ngjarje. Afganistani tashmë po pret një përgjigjie nga ISIS e cila disa orë prej tragjedisë ende s`ka dhënë një përgjigjje.