Lajme nga Bota

Tragjedi në Itali/ Masivi i akullit shkëputet nga shpati i malit, 6 të vdekur dhe 20 të zhdukur

Tragjedi në Itali/ Masivi i akullit shkëputet nga shpati i malit, 6

Gjashtë persona humbën jetën, dhjetë u plagosën dhe 20 janë zhdukur pasi një pjesë e madhe e një akullnajeje alpine u shpërbë nga një shpat mali në Marmolada, Itali, duke rrëzuar akull, gurë dhe borë mbi dy grupe alpinistësh.

Grupet e shpëtimit janë të pajisur me kamera termike të afta për të detektuar nxehtësinë e lëshuar nga trupat e njerëzve: shpresa është të gjenden sa më shumë njerëz të gjallë, pavarësisht kushteve të vështira klimatike.

“Kryeministri Mario Draghi shpreh ngushëllimet më të thella për viktimat e shembjes së tmerrshme në Marmolada. Qeveria është pranë familjeve të tyre dhe të gjithë të plagosurve ”, tha Kryeministria italiane në një shënim.