Tragjedi në Meksikë. 46 njerëz asfiksohen brenda një kamioni

46 persona u gjetën të vdekur në një rimorkio kamioni në anën jugperëndimore dhe 16 të tjerë janë transportuar në spitalet e zonës.
“Është tragjike”, tha kryetari i bashkisë së San Antonio, Ron Nirenberg. “Ata kishin familje... dhe me gjasë po përpiqeshin të krijonin një jetë më të mirë. Nuk është asgjë më pak se një tragjedi e tmerrshme njerëzore.” Të gjithë ishin nisur të kalonin kufirin për në USA.
'Ne shpresojmë që ata që janë përgjegjës për vendosjen e këtyre njerëzve në kushte të tilla çnjerëzore të ndiqen penalisht sipas ligjit”, tha Nirenberg.
Zyrtarët nuk konfirmuan menjëherë nëse viktimat ishin emigrantë apo vendas.
Shefi i policisë së San Antonios, Ëilliam McManus tha se oficerët morën një telefonatë 10 minuta para orës 18:00. Dëgjoheshin britma për ndihmë.
Kur punëtori u afrua, ai pa disa trupa brenda një rimorkioje me 18 rrota me dyert pjesërisht të hapura.
Në kamion, në mesin e viktimave kishte adoleshentë dhe të rinj.
Mendohet se vdekja ka ardhur nga asfiksia prej temperaturave të larta, mungesa e ujit dhe ajrosjes. 4 fëmijë arritën të dilnin gjallë nga kamioni.