Tragjedi në një hotel në Turqi. Zjarri shkakton 10 viktima dhe 32 të lënduar

E Martë 21 Janar 2025, 10:55
TiranaPost
Një zjarr ka përfshirë një hotel në një vendpushimin skish në Kartalkaya, në provincën Bolu. Si pasojë 10 njerëz kanë ndërruar jetë dhe 32 të tjerë kanë marrë plagë të rënda.
“Sot në orën 03:27 ka rënë zjarr në një hotel në vendpushimin e skive në Kartalkaya për fat të keq numri i të vdekurve ka arritur në dhjetë dhe numri i të lënduarve në 32”, njoftoi ministri përmes X.
Zjarri shpërtheu në katin e katërt të hotelit 11-katësh. Shkaqet nuk dihen ende. Në hotel ndodheshin 234 persona në momentin e zjarrit.