Tragjedi në Tajvan/ Treni përplaset me kamionin, humbin jetën 36 njerëz

E Premte 2 Prill 2021, 08:12
TiranaPost
Teksa dilte nga një tunel, një tren i shpejtësisë së lartë u përplas me një kamion që ishte afruar më shumë seç duhej në shinat e trenit. Përplasja ka qenë fatale për 36 njerëz që e humbën jetën në vend. 72 të tjerë janë plagosur.
Treni ishte nisur nga Taipei dhe destinacion kishte Taitung. Në të ndodheshin gjithsej 350 udhëtarë. Një pjesë e të cilëve shpëtuan pa asnjë lëndim.