Lajme nga Bota

Trashëgimtari miliarder i Samsung denohet me 2.5 vjet burg

Trashëgimtari miliarder i Samsung denohet me 2.5 vjet burg

Jay Y. Lee, trashëgimtari i konglomeratit më të madh të Koresë së Jugut, është dënuar me dy vjet e gjysmë burg.

Nënkryetari i Samsung Electronics është dënuar për ryshfet. Ai është dënuar për herë të parë në 2017-ën, por kushtet e dënimit u ulën dhe u pezulluan në apel.

Lee, 52 vjeç, u dënua po ashtu në vitin 2017 për ryshfet pasi kishte dhënë mito një ndihmësi të ish-presidentes së Koresë së Jugut, Park Geun-hye, një skandal korrupsioni që çoi në fajësimin dhe burgosjen e udhëheqëses së parë grua të vendit.

Lee punoi një vit në burg, por u la i lirë pasi dënimi i tij pesë-vjeçar u shkurtua në gjysmë në apel dhe u pezullua. Në 2019, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen përsëri në Gjykatën e Lartë të Seulit për një rigjykim që rezultoi në dënim.

Samsung akuzohet se ka kontribuar rreth 30 miliardë dollarë ryshfet në këmbim të mbështetjes së qeverisë për një bashkim të diskutueshëm të dy filialeve të Samsung në 2015.

Artikulli i marrë nga Forbes, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.